Find Property:

Arkitektura minimaliste – Si të përfitojmë me shumë, me sa më pak

Çfarë është minimalizmi?

Minimalizëm do të thotë të përmbushesh thjesht, me atë që është në thelb e nevojshme për të jetuar , të bësh të jetuarit të lire duke hequr të gjitha objektet e panevojshme dhe shpërqëndruese, duke përfshirë pasuritë materiale, detyrat dhe njerëzit. Në arkitekturë, minimalizmi është një dizajn ose stil në të cilin elementet më të pakta dhe më themelore përdoren për të marrë efektin më të madh. Minimalizmi filloi në art, me vepra arti që shfaqnin linja të thjeshta, një gamë të kufizuar ngjyrash dhe vendosje të saktë të atyre linjave dhe ngjyrave. Kohët e fundit, ai ka evoluar për të simbolizuar një mënyrë jetese që përpiqet të eliminojë rrëmujën nga të gjitha aspektet e ekzistencës së dikujt. “Vuajtje” dhe “sakrificë” do të thonin të pamarrëveshët . Në fakt, është e kundërta. Minimalistët e vërtetë kërkojnë vetëm disa elemente të zgjedhura mirë dhe i shfrytëzojnë sa më shumë, duke pasuruar përvojën e tyre. Energjia e shpenzuar në shumë aspekte nga pak, në krahasim me konsumin e së njëjtës energji totale në pak aspekte e bën më kuptimplotë atë që zotërojmë. Fatkeqësisht, kultura jonë konsumatore dhe përkushtimi ndaj gjërave dhe jo përvojave ka rezultuar që ne t’i japim shumë vlerë pasurive tona materiale në aspektin sasior.

Çik më pak është cik më shumë,

ose “less is more” me origjinë në një nga poemat e Robert Browning të vitit 1855 dhe e bërë e famshme nga Mies van der Rohe trajton saktësisht të njëjtin koncept, atë të gjenerimit cilësor duke reduktuar sasinë, duke krijuar hapësira të pastra dhe shikueshmëri të patrazuar, qetësinë hapësinore, rendin dhe mungesën e shpërqendrimeve. Është rezultat i një qëndrimi të ri që, në kontrast me kohët e mëparshme, kur mendohej se madhështia dhe kompleksiteti i dizajnit duhet ndjekur gjithmonë në rastin e arritjeve të mëdha arkitekturore, shënon një revolucion të vërtetë. ” Çik më pak është cik më shumë ” e hedh poshtë dhe madje e tejkalon këtë ide. Pakësia apo shumësia nuk gjenden vetëm në sasi, por edhe në raportin që ka kjo sasi me atë që e rrethon, me hapësirën, dritën dhe raportin njerëzor. Ndryshe nga klasicizmi në të cilat raporti i ndërtesave masive dhe tepër të dekoruara redukton në optikë qenien njerëzore, në minimalizëm ndërtimi ruan një raport njerëzor duke ulur kompleksitetin përbërës të hapësirës. Një filozofi që e ka zanafillën në fushën e arkitekturës dhe tashmë është përhapur edhe në fusha të tjera. Të jetosh si minimalist është më shumë se të jetosh në arkitekturë të thjeshtuar …apo më pak?

Çfarë nuk shkon me shtëpitë e zakonshme shqiptare?

Mania për të zotëruar shumë sende dhe mobilje duket se është bërë shumë e fortë në kulturën tonë, duke filluar nga gotat në bufe që nuk përdoren kurrë dhe duke përfunduar me të pasurit një dysheme bosh, të zymtuar në kolona të ftohta që pret një apartament i cili nuk dihet se kur mund te jetëzohet. Kjo mani shfaqet në trajta të ndryshme por mund të kurohet duke pasur në mendje parimin e “çik më pakut”.

Ndër të tjera , prej aspekteve që maksimizojnë hapësirat tona dhe me potencial përmirsimi mund të përmendim:

  1. Fotografi, piktura dhe sende të tjera dekorative të shumëta në numër , të vendosura në mënyrë rastësore .
  2. Perde të mbidekoruara të cilat rëndojnë mjedisin dhe pengojnë dritën natyrale.
  3. Ndricim natyral i ndrydhur.
  4. Shtrime me pllaka të papërshtatshëme ose tapete me motive të tepruara.
  5. Mbulesa tavoline ose centro të tepërta.
  6. Divane dhe mobilie të tjera të rënda dhe te medha në lidhje me hapësirën ku vendosen.
  7. Mure me ngjyra të ndezura të cilat nuk kombinohen me hapësirën që e rrethon.

Efektet e të pasurit cik më pakë .

  • Ul nivelin e stresit
  • Jep më shumë hapësirë
  • E bën mjedisin më të qetë
  • Më e lehtë për të gjetur gjëra
  • Shpenzoi më pak para
  • Ju keni më shumë kontroll
  • Jeni gati për vizitorë
  • Fokusohesh në cilësinë mbi sasinë
  • Ju ndihmon të jetoni në të tashmen
  • Ju ndihmoni mjedisin
  • Do të jeni më produktiv